Kategoria Superiore/ Elbasani-Teuta 2-4 | ||||
|
Estrada vazhdon ne Elbasan dhe vendasit tani vetem se po turperojne emrin e skuadres qe vetem disa vite me pare fitonte titullin kampion. Me nje stadium te braktisur prej tifozeve Teuta ka fituar nje ndeshje qe dhe si miqesore nuk dukej. Elbasani ka hapur krahun prej disa kohesh dhe durrsaket ashtu sic cdo skuader tjeter qe ka luajtur kunder verdhebluve kane marre tre piket pa u djersitur shume. Pjesa e pare u mbyll me porta te paprekura ndersa ne te dyten u shenuan te gjashte golat e ketij takimi. Frasheri ne minuten e 50-te ka hapur serine e golave. Bakiu tre minuta me vone barazoi rezultatin. Ne minuten 63-te Pepa kaloi serish ne avantazh Teuten dhe pese minuta me vone Frasheri beri edhe golin e trete. Dalipi, kapiteni i Elbasanit ngushtoi rezultatin ne minuten e 71-te ndersa Xhemali e coi ne kater numrin e golave per durrsaket. E gjitha ndeshja ishte shume e shemtuar dhe ne fushe u zhvillua nje ndeshje jo e denje per Kategorine Superiore. Teuta ka marre tre pike te vlefshme ne luften per mbijetese dhe tani duhet te mendoje per ndeshjet e veshtira qe e presin pasi kjo ishte mjaft e lehte per tu kaluar. Enea Shtrepi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4123 |