Kategoria Superiore/ Kastrioti-Teuta 3-1 | ||||
|
Ne Kruje eshte luajtur teater dhe jo futboll. Njesoj si ne ndeshjen Shkumbini-Besa e luajtur dje dhe ku rezultati dihej para se te fillonte te luhej, ka ndodhur edhe ne takimin Kastrioti-Teuta. Dy skuadra qe luftojne per mbijetese kane zhvilluar nje ndeshje qe nuk ishte as sa nje miqesore. Ne pjesen e pare asnje gjuajtje ne porte per dy ekipet dhe portieret qe ishin ne rolin e spektatoreve. Ne te dyten u shenuan kater gola per merite te mbrojtesve qe as nuk afroheshin per te ndaluar sulmuesit. Ne minuten e 56-te shenoi Alikaj nga brenda zones dhe mbrojtesit e Teutes vetem e shoqeronin me sy. Keshtu ndodhi edhe ne golin e Ikangos ne minuten e 62-te apo dhe te goli i Babic shtate minuta para se te mbaronte. Ne fund ka shenuar edhe Pepa ndersa mbrojtesit krutan e kane lene te lire ate te bente cte donte ne zone. Kastrioti ka marre tre pike ndersa Teuta tani mendon per ndeshjet e rradhes. Lufta per keto dy ekipe per te mos rene do te zhvillohet deri ne fund te kampionatit. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4100 |