Disiplina/ Shtyhet vendimi per incidentet ne Lac | ||||
|
Nuk ka marre pergjigje sot i gjithe opinioni sportiv qe priste te mesonte se cfare do te vendosej per incidentet ne ndeshjen Laci-Flamurtari. Drejtuesit vlonjat pretendojne te marrin tre piket ne tavoline per ate qe i ndodhi Mockes ndersa Skenderbeu shpreson te mos ndodhe keshtu. Komisioni i Disiplines nuk ka vendosur asgje por ka kerkuar disa dite kohe per te hetuar plotesisht ate qe ka ndodhur. Ndeshja Laci-Flamurtari u nderpre per 50 minuta pasi u godit me sende te forta portieri Shpetim Mocka. Ndeshja u luajt mbasi vlonjatet u binden per te mos u larguar nga stadiumi dhe mbaroi me rezultatin 1-1. Vendimi i Disiplines Ne lidhje me kerkesen ankimore te KF “ Flamurtari “ Komisioni i Disiplines vendosi qe nepermjet inspektoreve te disiplines se FSHF te beje nje hetim te plote ne lidhje me ndeshjen KF “ Laci “ – KF “ Flamurtari “ dhe te raportojne prane Komisionit te Disiplines se FSHF brenda 5 ( pese ) ditesh bazuar ne nenet 109 dhe 110 te KDS. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5149 |