Kategoria Superiore/ Flamurtari nuk perfundon ndeshjen ne Shkoder | ||||
|
Flamurtari eshte larguar nga fusha e blerte pa mbaruar ndeshja me Vllaznine. Nje gol i Daniel Xhafes, golashenuesit me te mire te ketij kampionati me 18 gola te shenuar. Vlonjatet administruan shume mire golin e realizuar qe ne minuten e 7-te te pjeses se pare. Vllaznia e kishte marre shume seriozisht kete ndeshje dhe luftoi fort ndaj Flamurtarit te vendit te dyte. Deri ne minuten e trete shtese vlonjatet e kishin ne xhep fitoren por pak para se te mbaronte, gjyqtari jep nje penallti per Vllaznine. Lojtaret e e Flamurtarit nuk kane qene dakort me kete vendim dhe kane protestuar ashper per disa minuta. Gjyqtari i dha dy kartona te kuq vlonjateve qe pas ketij momenti kane braktisur fushen e lojes. Ndeshja nuk ka mbaruar. Sipas rregullores, Vllaznia pritet te marri fitoren ne tavoline. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5174 |