Ekskluzive/ Flamurtari largon Xhafen e Devollin, akuzohen per tolerim | ||||
|
Dy prej protagonisteve kryesore te ketij sezoni tek Flamurtari, Daniel Xhafaj dhe Bledar Devolli rrezikojne largimin nga skuadra vlonjate. Te dy lojtareve i ka perfunduar kontrata dhe pritet qe te mos i ofrohet rinovimi nga skuadra e Flamurtarit. Vendimi i marre nga stafi teknik dhe ai drejtues i klubit, do ti komunikohet lojtareve diten e enjte, ne nje mbledhje qe skuadra do te kete me presidentin Gjika. Ndonese Xhafaj u shpall golshenuesi me i mire i sezonit dhe Devolli ishte nje lojtar i rendesishem ne mesfushe, arsyeja e vertete e largimit te ketyre dy lojtareve ka te beje me mosimpenjimin e tyre ne disa ndeshje te rendesishme te kampionatit, qe sipas drejtuesve te klubit eshte bere me qellim prej te dy lojtareve. Tashme si Xhafaj dhe Devolli do ti duhet te gjejne nje skuader te re per sezonin e ardhshem. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4786 |