Champions League/ Skenderbeu-Apoel Nikosia 0-2 | ||||
|
Skenderbeu u mund ne shtepi duke zhgenjyer veten dhe tifozet e shumte qe kishin mbushur stadiumin. Apoel Nikosia e ka mbyllur ndeshjen ne pak minuta duke shfrytezuar nje pergjumje te korcareve ne fillimin e pjeses se dyte. Korcaret rezistuan mire ne 45-minutat e para ku sulmuet e Apoelit ishin te shumta. Dos Santos ishte shqetesues me shpejtesine e tij por i vetem ai nuk mundi te bente shume per skuadren e Skenderbeut. Stadiumi i mbushur plot ka perkrahur gjate gjithe ndeshjen duke qene lojtari i 12-te por skuadra ne fushe e ka ndjere mungesen e eksperiences ne te tilla kompeticione. Pjesa e pare ka pare nje Skenderbe te kujdesshem ne mbrojtje dhe me pak guxim per te dale ne sulm. Te gjithe ne stadiumin besonin se ne pjesen e dyte do te vinte nje gol per skuadren kampione te Shqiperise por ka ndodhur krejt e kunderta. Me fillimin e pjeses se dyte, Morais dhe me pas Manduka, me nje gjuajtje te mrekullueshme me te jashtmen nga jashte zone, fiksuan rezultatin ne 2-0. Ndeshja e Nikozias, duket se do te luhet vetem per statistike, pasi diferencat midis te dy skuadrave ishin teper te medha. Skenderbeu provoi te shenonte golin e flamurit dhe ne dy raste i shkoi mjaft prane. Dos Santos me koke per pak sa nuk shenoi, ndersa brazialiani Ribeiro kishte dhe ai mundesine e tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4958 |