Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Tomori 0-0 | ||||
|
E kane nisur keq kampionet e Skenderbeut kampionatin duke lene dy pike te vlefshme ne shtepi. Debutuesit e Tomorit kane mundur te marrin me merite nje barazim ne Korce dhe ti gezohen pikes se pare ne Superiore. Edhe pse ka qene per 45 minuta me nje lojtar me shume, Skenderbeu nuk ka mundur te gjeje golin. Ervin Llani ka qene lojtari i ndeshjes dhe heroi beratas. Portieri Tomorit ka bere disa mrekulli dhe ne disa raste ka qene i ndihmuar nga fati. Ne pjesen e pare korcaret e kane nisur mire por Muzaka nuk ka mundur te gjeje gjuhen e perbashket me Xhafen ne disa raste. Tomori eshte mundur te kundersulmoje por e ke pasur te veshtire me barrikaden korcare ne mbrojtje. Ne fund te pjeses se pare Klevis Roshi ka marre kartonin e dyte te verdhe dhe ka lene skuadren e tij me dhjete lojtare. Ne pjesen e dyte Skenderbeu ka luajtur thuajse vetem ne porten e beratsve por Llani nuk ka lejuar te preket porta e tij. Duro ka bere te treja zevendesimet ashtu si dhe kolegu i tij Daiu por rezultati ka ngelur i pandryshuar. Tifozet korcar kane nisur te hedhin sende te forta ne fushe dhe tensioni eshte rritur edhe tek lojtaret. Nje minute para fundit kapiteni Skenderbeut Shkembi ka bere nje xhest antisportiv dhe ka marre kartonin e kuq. Kater minuta shtese nuk kane sjelle asnje ndryshim dhe ne fund te dyja ekipet jane mjaftuar me nga nje pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4566 |