Disiplina/ Gjobiten Skenderbeu dhe Tirana per incidentet e Superkupes | ||||
|
Komisioni i Disiplines nuk ka falur Skenderbeun dhe Tiranen per incindentet qe ndodhen ne Superkupen e Shqiperise ne 18 gusht. Te dyja klubet per sjellje te gabuara te tifozeve jane denuar te paguajne 1.500.000 leke gjobe. Kjo ka ardhur per hedhjen e sendeve te forta dhe sendeve djegese ne fushe. Zyrtaret e Tiranes Refik Halili dhe Riza Hicka, per sjellje te keqe ndaj zyrtareve te ndeshjes se Superkupes se Shqiperise, jane denuar me tete ndeshje pezullim nga aktivitetet kombetare te futbollit dhe 500.000 leke gjobe secili. Keto vendime mund te apelohen brenda nje afati tre ditor.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3882 |