Kategoria Superiore/ Apolonia-Laci 1-1 | ||||
|
Eshte mbyllur ne barazim ndeshja Apolonia-Laci dhe te dyja skuadrat kane marre nga nje pike qe nuk i vlen shume. Te dyja ekipet kane pasur te veshur uniforma me vija dhe shikimi ka qene i veshtire. Apolonia jeshile me te bardhe ndersa Laci te bardhe me te zeze. Gabimi ka qene i gjyqtareve qe kane lejuar keto ngjashmeri. Ne pjesen e dyte kane nisur emocionet e kesaj sfide. Te paret kane shenuar miqte ne minuten e 57-te me ane te Emurllahut duke zhbllokuar rezultatin. Tifozet vendas dhe trajneri Apolonise Stavri Nica kane reklamuar nje pozicion jashte loje ne rastin e golit dhe kane protestuar ashper. Gjyqtari anesor ka marre nje goditje te forte ne koke me nje shishe plastike te hedhur nga tifozet fierak. Ndeshja eshte ndalur per disa momente dhe ka rifilluar serish. Barazimi per vendasit nuk ka vonuar dhe pas nje rremuje ne zone Renaldo Rama ka barazuar shifrat. Deri ne fund pavarisisht deshires per te fituar ndeshjen te dyja ekipet nuk kane mundur ta bejne kete. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3580 |