Futboll femra / FC Kamza – KF Kinostudio 1-6 | ||||
|
Femrat e Kamzës kanë humbur thellësisht me skuadrën e Kinostudios. Golin e vetëm për kamzën e ka shënuar kapitenja e skuadrës, Doriana Kolgjini, njëkohësisht edhe portiere e ekipit me penallti. Ekipi i Kamzës është në një krizë financiare si rrjedhoje skuadra akoma nuk ka krijuar stafin e saj drejtues si dhe kompletimin e skuadrës me lojtarë. Kamza ka luajtur kundër Kinostudios, me 10-lojtarë, pasi kishte mungesa dhe nuk arriti dot të plotësonte të paktën 11-shen. Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve të mëdha e të mesëm që kane aktivitetet e tyre në Kamëz, të sponzorizojnë ose edhe të bëhen aksionerë të këtij ekipi, në mënyrë që edhe vajzat e Kamzës të kenë arritje e cilësi në futboll, ashtu siç po ecin edhe meshkujt. Më shumë vëmëndje dhe financime, për ekipin e vajzave, pasi jane lënë në mëshirë të fatit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4763 |