Ne fokus/ Kryetari Bashkise Basha takon skuadren e Tiranes | ||||
|
Para se te fillonte ndeshja Tirana-Bylis kryetari i bashkise Lulezim Basha ka takuar lojtaret, trajnerin dhe drejtuesit e skuadres bardheblu. Ai i ka uruar ata per rezultatet e mira qe kane marre deri tani dhe i ka premtuar se do te bej shume ne te ardhmen. Basha i ka thene futbollisteve se asgje nuk do ti mungoje dhe se jane pasuria me e madhe e klubit Tirana. Nese do te fitojne titullin kampion kryebashkiaku i ka premtuar nje super premio. Vec sponsorit Halili qe Basha e ka pasur ne krah, ai ka thene se per Tiranen do te kete edhe sponsore te tjere te fuqishem shume shpejt. Shefi klubit Alban Tafaj i ka dhene kryetarit te bashkise nje fanelle me numrin 1 ndersa prefektit te Tiranes z. Keltis Kruja ate me numrin 10-te. Ky takim ka shtuar optimizmin ke tifozet bardheblu qe tani e kane te qarte se i presin dite te gezuara dhe nje e ardhme e sigurte Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3302 |