HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Skenderbeu-Flamurtari 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Nentor 2011 18:25   pdfShtypEmail
skenderbeu-flamurtariNe ndeshjen kryesore te javes se 9-te te Kampionatit Kombetar, midis Kampiones ne fuqi dhe nenkampiones, perseri protagonist behet gjyqtari. Gabimi trashanik i Federates dhe komisionit drejtues te Garave per te caktuar nje arbiter "amator" per te drejtuar ndeshjen kryesore te Javes, pasohet nga ajo qe pritej - gjykimi i pasigurte dhe me gabime i gjyqtarit Hoxha, i cili mund te themi se mban pergjegjesine kryesore ne rrjedhshmerine e ketij takimi.

Loja filloi e bukur dhe e forte per te dyja skuadrat, me raste shenimi ne te dyja portat, Xhafa, Muzaka e Shkembi ishin vazhdimisht ne kerkim te golit dhe vune presion ne porten mike, nderkohe qe Lena, Hysa ne sulm e Shtubina me prognin ne mesfushe, u munduan qe gjate gjithe kohes te krijonin zhurme perpara portes se portierit Shehi i cili u be protagonist kryesor ne shpetimin e disa rasteve te pastra per shenim.

Ne minutat shtese te pjeses se pare vjen dhe vendimi me absurd i takimit kur gjyqtari Hoxha akordon nje penallti ne favor te Skenderbeut, kur topi nuk u prek as me dore dhe nuk u shkaktua faull ndaj asnje lojtari te Skenderbeut (ne rastin konkret Xhafa). Me shume te drejte drejtuesit e Flamurtarit e kundershtuan vendimin e padrejte te gjyqtarit Hoxha, por aty filloi edhe acarrimi i lojtareve dhe drejtuesave te te dyja paleve. Bici dhe Xhafa altrokohen me stolin e Flamurtarit. Drejtori teknik Lushaj dhe qendermbrojtesi i Skenderbeut Bici perjashtohen nga loja me karton te kuq.

Perufndon pjesa e pare pas 10 minutave te shtyrra nga trazirrat midis te dyja paleve.

Fillon pjesa e dyte, si e para me sulme te shpejta dhe miqte me ane te Shtubines shenojne golin e barazimit. Vendasit edhe pse me nje lojtar me pak, krijuan presion ndaj kundershtarit dhe shenojne golin e avantazhit me ane te Allmuces ne gjysem harkun e kesaj pjese, duke perfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit Mocka.

Ne vazhdim miqte sulmuan, vendasit u mbrojten dhe me vonesa te shumta e nderrimet e kryera rezultati nuk ndryshoi.

Skenderbeu fiton takimin.


Kliko - Skeda e ndeshjes

busy
komente