HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skandali/ UEFA: Superioria e trukuar
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 12 Dhjetor 2011 22:41   pdfShtypEmail

kat-superioreDyshimet për trukime në kampionatin shqiptar të futbollit, tanimë nuk mund të konsiderohen si të tilla.

UEFA ka dhënë alarmin për trukime të rezultateve në Superligë përmes një analize të hollësishme dhe zyrtare të cdo ndeshje.


Top Channel disponon një pjesë të raporteve konfidenciale të UEFA-s sa i përket shitjeve të ndeshjeve dhe manipulimit të rezultatit në kampionatin tonë.


Sistemi i sofistikuar i UEFA-s, i quajtur Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, BFTS, është një nga sitat kryesore të të gjithë kampionateve europiane. Ky sistem monitoron paratë e luajtura për ndeshje të caktuara dhe lëvizjet e koeficientëve, që sipas specialistëve sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo.


Jo vetëm kaq, por edhe cdo lëvizje në fushë, karton i verdhë, karton i kuq dhe aksion, monitorohet për t’i dhënë një pasqyrë më të plotë panoramës së takimeve të trukuara.


Top Channel ka mundur të sigurojë raportin e UEFA-s për 12 ndeshje të sezonit të shkuar dhe vetëm 1 të këtij sezoni. Sipas raportit të UEFA-s, analizat tregojnë se një pjesë e tyre janë shumë të dyshimta, disa të fiksuara, dhe të tjera 100 përqind të fiksuara.


5 ndeshje të javës së 29 të Superligës, kanë rezultuar të trukuara, pra ndeshjet e zhvilluara në 20 prill 2011:


1)    Skënderbeu – Laci 2-0

2)    Flamurtari –Dinamo 6-2

3)    Besa – Kastrioti 3-2

4)    Elbasani – Teuta 2-4

5)    Bylis – Shkumbini 2-0


Vetëm ndeshja Vllaznia-Tirana i ka shpëtuar trukimit në këtë javë të Superligës.


Në raportet e UEFA-s janë edhe 7 ndeshje të tjera të sezonit të kaluar,
12 mars 2011, Dinamo – Elbasani 3-11 prill 2011, Laci – Elbasani 3-115 prill 2011, Dinamo – Skënderbeu 2-3Tirana – Elbasani 6-119 mars 2011, Elbasani – Bylis 0-224 prill 2011, Shkumbini – Besa 2-2 dhe 25 prill, Kastrioti –Teuta, 3-1.
dhe 
Raporti i përcakton këto ndeshje të trukuara me rezultate të sakta, ndërsa për këtë sezon bëhet fjalë për Kastrioti – Vllaznia e 3 tetorit e fituar nga krutanët. Për këtë takim ka një raport shumëfaqësh me detaje se cfarë ka ndodhur, ku përmenden edhe emrat e gjyqtarëve, Janku, Pregja dhe Avdo apo emra lojtarësh të Kastriotit si Caca, Mucollari, Grami dhe Turdiu, ky i fundit në këtë takim doli me karton të kuq. 

Sipas raportit të UEFA-s, të dyja këto skuadra kanë një histori të dyshimtë dhe për 14 ndeshje të tjera të luajtura, 9 prej të cilave kanë dyshime të forta, madje cilësohen si të trukuara. 

Historia e trukimit të ndeshjeve është një temë e rrahur shpesh, por gjithcka ka mbetur në disa deklarata publike në media. Gjithmonë debatet janë mbyllur me fjalinë “mungojnë provat”. E ndërsa organizmat shqiptare ka qenë UEFA që së fundmi ka sjellë jo vetëm një, por dhjetra prova, raporte dhe analiza që mbyllen me konkluzione për manipulimin dhe fiksimin e ndeshjeve të Superligës shqiptare. 

Nëse dhe kjo nuk do të mjaftonte për të nisur një hetim të gjërë për “këmbët e pastra”, si mund ta quajmë ndryshe historinë e basteve dhe trukimeve në Shqipëri, atëherë nuk ka arsye të besojmë në pastërtinë e futbollit si sporti më masiv në Shqipëri. Ndoshta s’kemi nevojë për një kampionat fiktiv futbolli.

Marre nga Top Channel


busy
komente