Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0 | ||||
|
Skënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javës se XIII te Superliges Pogradecin me rezultatin 3-0 duke u afruar tashme një pike larg vendit te dyte Tiranes. Ne takimin qe ishte anuluar për shkak te kohës se keqe ne Korçe, por qe edhe këtë radhe u luajt ne stadiumin “Qemal Stafa” si rezultat i dënimit prej 8-ndeshje larg fushës, kampionet ne fuqi zhbllokuan avantazhin ne minutën e 37-te, pas një autogoli te një emri te njohur, ish-futbollistit te tyre Cajku. Ne një dominim total përballe një kundërshtari qe e kishte te pamundur ti përballonte korçaret shënuan edhe dy gola ne pjesën e dyte. Ne minutën e 52-te, Allmuça dyfishoi shifrat e takimit ndërsa 11-te, minuta me vone Bratic fiksoi shifrat përfundimtare 3-0. Një fitore me peshe edhe për trajnerin e korçareve çekun Stanislav Levi qe vazhdon ecurinë e rezultateve pa humbje ne krye te kampioneve ne fuqi te Shqipërisë. Me këtë fitore ne ndeshjen qe i dha fund edhe zyrtarisht fazës se pare te superliges, korçaret qëndrojnë ne vend te trete por tashme ne kuotën e 26 pikëve. Java e XIV e Superliges starton te premten me dy takime: Ne Durrës do te përballen dy kryesuesit Teuta dhe Tirana ndërsa ne fushën asnjanëse te Krujës, Laçi sfidon shkodranet e Vllaznise. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3622 |