HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Bardheblut ne krye
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Mars 2012 15:51   pdfShtypEmail

kategori_superiore_11-12Flamurtari dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Vlorë, në përballjen më të fortë të javes se XV. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça u ka dhënë fund shpresave për titull, pasi barazimi e lë atë 7-pikë larg kreut, që tashmë mbahet nga Tirana dhe Teuta. Barazimi  ka bërë edhe rrokadën e parë në krye të kampionatit, duke qenë se Tirana ka marrë vendin e parë me golavarazh më të mirë se durrsakët. Megjithatë, këto dy ekipe tashmë ndjejnë haptazi presionin e Skënderbeut, që është vetëm një pikë pas tyre dhe gëzon një formë të jashtëzakonshme. Kampionët e vendit në fuqi duket e kanë kaluar gjendjen e keqe të startit të kampionatit dhe tashmë kanë një marrsh më shumë se të tjerët.

Flamurtari-Teuta 1-1

Flamurtari i Shkëlqim Muçës ka bërë një hap fals përballë Teutës, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Të gjithë në Vlorë ishin përgatitur për fitore, duke mbushur shkallët e stadiumit dhe duke krijuar një atmosferë elektrizuese, ekipi vendas ka zhgënjyer. Nuk kanë munguar në tribunë as personalitete sportive e politike, duke i dhënë një rëndësi më të madhe ndeshjes. Flamurtari është shfaqur që në fillim shumë agresiv, por ishte Teuta ajo që shënoi e para me anë të Ansi Nikës në minutën e 50-të. Çerek ore më pas Pero Pejiç realizoi golin e barazimit, një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndërkohë, një moment frike në radhët e të pranishmëve, pasi Tairi i Teutës pësoi një përplasje të fortë dhe përfundoi në spitalin e Vlorës.

Vllaznia-Kamza 4-0

Me një “Loro Borici” të boshatisur, Vllaznia ka shënuar 4-gola ndaj Kamzës, duke nxjerrë në njëfarë mënyre inatin e dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Në fakt, pezullimi i fushës duket se i ka motivuar më shumë shkodranët, që dje kanë qenë të pamëshirshëm përballë Kamzës. Malazezi Jablan hapi serinë e golave në minutën e 33-të, ndërsa Hajdari e mbylli pjesën e parë në 2-0. Në të dytën Gocaj e Gjini, e çuan sfidën në 4-0 për Vllazninë.

Tirana-Kastrioti 1-0/ Bardheblut në krye

Tirana ka marrë kryesimin e Superligës, me pikë të barabarta me Teutën, por me golavarazh më të mirë, pas fitores 1-0 të arritur në "Qemal Stafa" përballë Kastriotit. Sfida ka qenë tepër i vështirë, pasi përpos fitores, bardheblutë nuk duken në një formë të mirë. Ndeshja u vendos nga një eurogol i realizuar nga Gilman Lika me goditje dënimi në minutën e 41-të. Kastrioti më pas ka rrezikuar disa herë portën e Iljon Likës, por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Inkango mundi të shënojë në pjesën e dytë, por kryesori Emirjon Sino e anuloi golin për prekje të topit me dorë.


busy
komente