UEFA marreveshje me Prokurorine e pergjithshme Shqiptare | ||||
|
Drejtori i shërbimeve juridike te UEFA Pier Kamy ka kompletuar vizitën e tij ne Tirane me marrëveshjen e arritur me prokurorinë e përgjithshme shqiptare për një hetim te përbashkët te rasteve për ndeshjet e dyshuara si te trukuara ne superlige. Qëllimi, lufta kundër trukimit dhe manipulimit te rezultateve, ndërsa tashme ne loje futet edhe Prokuroria për te parandaluar këtë fenomen ne futbollin shqiptar. Gjate muajve te fundit drejt federatës shqiptare te futbollit kane ardhur ne mënyrë sistematike raporte te UEFA për ndeshje te superliges qe dyshohen si te trukuara. Sinjalizimet vinin nga sistemi i zbulimit te mashtrimeve te basteve BFTS. Ky sistem monitoron paratë e luajtura për ndeshje të caktuara dhe lëvizjet e koeficienteve që, sipas specialistëve, sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo. Deri tani nuk ka pasur asnjë konkluzion edhe pse FSHF krijoi edhe komisionin e etikes. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3228 |