Ne fokus/ Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin ndaj Dash Sules! | ||||
|
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për incidentin ne stadiumin e Peqinit ne takimin e se shtunës Shkumbini-Flamurtari, ku deputeti Dashnor Sula dyshohet për gjuajtje me arme. Prokurori Ervin Goga ka deklaruar se policia ka dorëzuar ne organin e akuzës dosjen me hetimet paraprake ne lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë, procedimi penal konfirmohet edhe vete nga deputeti Dashnor Sula, i cili dha shpjegime ne ambientet e Federatës Shqiptare te Futbollit se bashku me kryetarin e Bashkise, por edhe shefin e klubit Shkumbini. Prania ne FSHF, solli mungesën e deputetit Sula ne Komisionin e Ligjeve, ku dukej se pritej me kuriozitet, sidomos nga opozita. Bashkim Fino e mbuloi këtë mungese me shfaqjen para komisionit te një fotoje te Sules ne stadium. Ndërkohë, pas dorëzimit te gjithë relacionit te ngjarjes nga delegati Petrit Brahja dhe vëzhguesi Astrit Mema, pritet te mblidhet Komisioni i Disiplinës për te marre vendimin. Nga ana e Federatës Shqiptare te Futbollit nuk ka pasur asnjë reagim, pasi sipas saj, do te ndikonte ne vendimin e disiplinës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3510 |