Ne fokus/ Kukesi feste madheshtore per ngjitjen ne Superiore | ||||
|
Kukësi mbulohet nga shmpanja, fishekzjarrët, lulet dhe euforia për ngjitjen në Superligë. I gjithë qyteti, por dhe rajoni i Prizrenit është përfshirë nga festa. Autokolona gjigande e zbukuruar me flamuj e banderola për ekipin dhe presidencën, por dhe parullën ku shkruhej “Faleminderit Kosova, faleminderit Zhuri”, pasi ka përshkruar autostradën dhe kalaur kufirin është ndalur në qendër të fshatit Zhur, ku atmosfera është ndezur me këngë e valle patrotike e brohoritje për skuadrën. Me pas autokolona që është bashkuar me tifizët kosovarë që udhëtuan drejt Kukësit për të festuar, ka festuar nëpër qytet, për t’u ndalur në stadium për miqësoren me nënkampionët e Superligës, Teutën. Bashkia dhe presidenca e klubit ishtë përkujdesuar deri në detaje për festën, duke ftuar të gjithë ata futbollistë që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për skuadrën. Në ceremoninë festive presidenti Ram Geci ka falenderuar gjithë Kukesin për mbështetjen. Ndërkohë, kryebashkiaku i qytetit, Hasan Halili dha lajmin e shumpritur se pikërisht në ditën e festës ishte çelur procesi i tenderimit për stadiumin e ri, një impiant që do të bashkëfinancihet nga Bashkia, qeveria dhe donatorët e klubit, duke bërë që në elitë Kukësi të luajë në fushën e tij. Skuadra e Kukësit është shpërblyer me 2.5 milionë lek të reja për ngjitjen në Superligë, por shifrat nuk janë asgjë përpara faktit se me rezultatin e regjistruar, kjo skuadër ka arritur të hyjë në histori. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3674 |