Ne fokus/ Superliga dhe Kategoria e Pare s’ka “Kepuce te arte” | ||||
|
Përfundimisht superliga nuk do te ketë një “Këpucë te arte” për golashënuesin me te mire ne sezonin qe sapo përfundoi. Komisioni i etikes pranë federatës shqiptare te futbollit vendosi qe për sezonin futbollistik 2011-12 te mos akordoje çmimin “Këpuca e arte” për golashënuesit e kategorisë superiore dhe kategorisë se pare. Sipas arsyetimit te saj ne javët e fundit u vërejtën tolerime për efekt klasifikimi te golashënuesve për kategoritë respektive. Shtate dite me pare komisioni i etikes kishte pezulluar dhënien e titullit te golashënuesve për superligen dhe kategorinë e pare duke pare tolerimet ne javën e fundit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3457 |