Besa/ Verdhezinjte 600-mij/Euro evazion fiskal ndaj shtetit Shqiptar !? | ||||
|
Gazetat greke kane shkruar sot per nje skandal ne boten e futbollit qe lidhet me Shqiperine. Pas nje kontrolli qe shteti ka bere ne klubin e Iraklis-it, ka dale qe 3-milion/Euro ky ekip i ka shpenzuar per te blere lojtaret e Beses, Andi Lila dhe Ervis Kraja. Kjo shifer goxha e madhe eshte derdhur ne arkat e klubit verdhezi dhe shteti Grek ka njoftuar ate Shqiptar. Pas verifikimeve te bera ka dalur qe klubi i Beses me president Nexhat Bizhdilin nuk ka paguar TVSH prej 20%. Ne kete menyre klubi i Beses ka shkaktuar nje evazion fiskal prej 600 mij/Euro ndaj shtetit. Pervec kesaj shume klubi nuk ka paguar as leket qe i takojne futbollisteve prej 140 mij/Euro. Ne total ekipi i Beses duhet te kthej mbrapsh nje shume prej 740 mij/Euro. Burime prane FSHF-se, kane pohuar per Albaniasoccer.com se : “Klubi Besa nuk do ta kete te lehte ta kaloje kete. Ajo sapo eshte rikthyer ne Kategorine Superiore dhe eshte duke rrezikuar shume me kete ndodhi aspak te mire”. Gjithashtu dhe dy ish lojtaret Lila dhe Kraja mund te padisin klubin per mos marrjen e lekeve qe u takojn dhe ne rast se ata do te padisin atehere Besa do te jete shume e rrezikuar. Duhet ti paguaj leket futbollisteve ose mund te kthehet andej nga erdhi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4207 |