HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Komiteti Ekzekutiv mbledhje dhe vendimet e reja
nga AlbaniaSoccer   E martë, 05 Qershor 2012 18:31   pdfShtypEmail

komiteti_ekzekutiv_mbledhjeKomiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ne  mbledhjen e tij te radhes ne ambjentet e FSHF-se ka marre nje sere vendimesh te rendesishme kryesisht per infrastrukturen ne terrene e stadiume ku luajne skuadrat shqiptare te kategorive te ndryshme.

Keshtu eshte vendosur qe FSHF-ja ne bashkepunim me Bashkine e qytetit Ballsh te rikonstruktoje stadiumin dhe fushen  e Ballshit ne te cilin zhvillon ndeshjet e veta skuadra “Bylis",  pjesmarrese ne Kategorine Superiore.

Ne qytetin e Burrelit po ne bashkepunim  Bashki & Federata Shqiptare e Futbollit do te rikonstruktohet  fusha  me bar natyral sikunder edhe per nje skuader tjete qe merr pjese ne Kategorine e Pare,  Himara do te ndiqet e njejta rruge, vetem se ne qytetin bregdetar do te kete fushe me bar artificial.

Ne Erseke Bashkia dhe Federata Shqiptare e Futbollit ne bashkepunim do te ndertojne  fushe ndihmese per stadiumin e skuadres se "Gramozit".

Per formulen e re te organizimit per Kampionatin Kombetar te Kategorise Superiore  sezoni 2013-2014 eshte diskuatuar pa marre asnje vendim. Gjithcka eshte lene e hapur per mbledhjen e ardhshme te Komiteti Ekzekutiv  per ti dhene  me shume kohe skuadrave pjesmarrese  ne Kategorine Superiore  dhe propozimeve  te tyre paraprake.

Ne mbledhjen e sotme Komiteti Ekzekutiv ka marre informacion,  ka  diskutuar  dhe ka orientuar kalendarin e kampionateve  kombetare, kalendarin vjetor te grumbullimeve per ekipet perfaqesuese si edhe ka marre informacion per procedurat e licensimit te stadiumeve dhe klubeve perkatese.

I zgjeruar ka qene edhe informacioni per veprimtarine e e ekipeve te cilet jane te perfrshire ne Zyrat Rajonale te FSHF-se per te cilat jane marre vendime dhe emerime te reja.

Per te drejten televizive  te aktiviteteve kombetare jane shqyrtuar propozimet per menyren e menaxhimit saj dhe pjeses komerciale qe e shoqeron ate, gjithnje per te rritur te ardhurat per klubet tona.


busy
komente