Zyrtare/ Davor Bratic lojtar i Flamurtarit | ||||
|
Ish futbollisti i Skenderbeut, Davor Bratic eshte zyrtarisht lojtar me i ri i Flamurtarit. Mesfushori kroat ka pranuar oferten e vlonjateve dhe ka udhetuar ne qytetin bregdetar per t’u vene nen urdhrat e trajnerit Shkelqim Muca. Pas eksperiences dy vjecare tek kampionet e Skenderbeut, ku ishte vete trajneri Muca ai qe e afroi ne skuader, Bratic ka vendosur qe t’i bashkohet serish atij. 25-vjecar shihet si nje perforcim mjaft i rendesishem per skuadren e Flamurtarit, qe kete sezon te ri synon te fitoje te dy trofete, si Superligen ashtu edhe kupen. Ky eshte transferimi i shtate i Flamurtarit per sezonin e ri, ku nder afrimet me te spikatura jane ato te dyshes sulmuese Memelli-Pepa si edhe dyshja e mesfushoreve Soza e Petkovic. Largimet nga skuadra vlonjate kane qene me te shumta ne numer dhe thuajse te gjitha jane shoqeruar me polemika. Burime prane klubit kane pohuar se merkatoja e Flamurtarit mund te konsiderohet e mbyllur tashme, vetem nese do te paraqitej ndonje mundesi per te afruar lojtare, te cilet mund te bejne diferencen ne skuader. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3276 |