Mirel Josa : Gjyqtarët anësorë na dëmtuan | ||||
|
Durrsakët kanë prishur serinë e fitoreve në fushën e tyre, ndërsa kanë arritur të parin barazim gjatë këtij kampionati, teksa më parë kishin realizuar pesë fitore dhe pesë humbje. Në kampin durrsak janë të mendimit se një ndikim në rezultatin e ndeshjes pati dhe arbirimi jo i mirë i gjyqtarëve anësorë. Trajneri i Teuëts Mirel Josa nuk pëlqen të merret shumë me arbitrat dhe gjykimet e tyre, por në takimin e së dielës ndaj Besës mendon se anësorët kanë gabuar në dëm të ekipit të tij. “Faulli nga i cili erdhi dhe goli i Besës ishte inegzistent – thekson Josa , pasi Ndreka bëri një ndërhyrje mjaft të pastër ndaj lojtarit kavajas dhe gjyqtari anësor që ishte fare pranë aksionit jep një goditje dënimi, e cila na ndëshkoi dhe me gol. Por nuk ishte ky rasti i vetëm, pasi anësorët na kanë penalizuar në dy raste të tjera duke ngritur flamurin, kur nuk kishte fare pozicion jasht loje të sulmuesëve tanë duke na mohuar dy raste të mira shënimi. Të vjen keq se në këtë mënyrë arbitrat bëhen protagonistë dhe na mohojnë marrjen e tre pikëve”- përfundon Josa. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3584 |