Kategoria Superiore/ Flamurtari i milionave merr vetem nje barazim ndaj Bylisit | ||||
|
Flamurtari i investimeve të mëdha dhe merkatos së bujshme del blof në provën e parë sezonale. Dje, në fushën asnjanëse të Beratit, kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 me Bylisin pritës. Gjatë ndeshjes nuk mungoi nervozizmi dhe përplasjet në fushë. Ndonëse vlonjatët, në pamje të parë, dukej sikur ishin me fat në këtë start të sezonit, fusha e lojës tregoi të kundërtën, ndërsa përballë tyre ishte rreshtuar një skuadër e mirorganizuar. Goli i Memellit në minutën e 17-të u konvertua me një pikë në fund të 90-minutave, pasi Adebajo barazoi shifrat në të 54-ën. Bylis–Flamurtari 1-1 Bylisi: Frashëri, Idrizi, Bola, Ristevski, Adebajo, Teqja, Meto (Arifaj 74′), Sefa, Ibrahim, Izuçuku (Gega 89′), K.Arbri (Xhafa 80′) Trajner: Agim Canaj Flamurtari: Koliqi, P.Arbri, Rajoviç, Veliu, Mici, Pezo (Kuqi 49′), Lena (Soza 59′), Bratiç, Muzaka, Telushi (Vukceviç 59′), Memelli Trajner: Shkelqim Muça Golat: Adebajo 54′ / Memelli 17′ Kartone te verdhe: Teqja 56′ / Pezo 43′, Bratiç 48′, Lena 56′ Delegate: Astrit Maçi (Tiranë) Vezhgues: Astrit Mema (Gjirokastër) Gjyqtaret: E.Peza, D.Agaraj, R.Avdo (Tiranë) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3159 |