Flamurtari/ Spanjolli premton të bëjë maksimumin për të fituar titullin kampion | ||||
|
Hulian Rubio Sançez nuk është më bardheblu. Jo më “tironas”, por tashmë “vlonjat”. Trajneri spanjoll është prezantuar si drejtuesi i ri i Flamurtarit, një ekipi pretendent që kishte trajner deri para një jave Shkëlqim Muçën. Rubio Sançez flet për këtë zhvillim të shpejtë. “Isha tek Tirana, por rrethanat e sollën që e prishëm marrëveshjen. Kur isha gati për t’u kthyer në Spanjë, më doli kjo mundësi dhe meqë preferoj të punoj dhe jo të pushoj, arritëm një marrëveshje të shpejtë. Nuk ka rëndësi që kemi shumë lojtarë dhe madje të mirë. Jam i sigurt se ky do të jetë një ekip model, për stërvitjen dhe sjelljen. Nuk i harroj miqtë, tek Tirana kalova mirë, por jam profesionist dhe tani i përkas Flamurtarit”. Spanjolli fitoi 3 trofe me Tiranën, është një fitues, por nuk dëshiron të bëjë premtime që mund të mos mbahen. “Askush nuk mund të thotë me bindje dhe garanci që do të fitojë kampionatin. Kjo do të ishte diçka e papërgjegjshme. Por, nëse do të them se do të bëj maksimumin për të fituar kampionatin, atëherë po them të vërtetën. Mua më pëlqen të them të vërtetën”. Një koincidencë e bukur për trajnerin iberik do të jenë dy miqësoret me skuadrat e mëdha spanjolle, Sevilja dhe Barcelona. “Nuk e di se kur do të luhet me Barcelonën, ndërsa me Seviljen do të jetë tani shpejt. Sevilja është ekipi im i zemrës. Shumë më tepër sesa Barcelona apo Reali i Madridit. Nuk e kam harruar periudhën atje, as tifozët nuk më kanë harruar. Do të jetë një takim mes miqsh”. Debutimi i Hulian Rubio Sançezit mund të ndodhë që sonte në mbrëmje, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës që Flamurtari do ta ketë në shtëpi ndaj Laçit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3203 |