Kategoria Superiore/ Laci i bene “gjemen” Flamurtarit | ||||
|
Me një trajner të ri në pankinë tashmë si Hulian Rubio, skuadra vlonjate mundet në shtëpi nga Laçi 1-0. Nuk ka ndryshuar asgjë tek kjo skuadër trajneri spanjoll i cili vetëm sa është prezantuar me skuadrën. Ndërkohë, ekipi laçian, i cili në këtë javë debuton me trajnerin e tyre të ri Stavri Nica, është i vendosur mjaft mirë në fushë dhe sulmon gjatë gjithë ndeshjes duke kërkuar golin. Pjesa e dytë vendos gjithçka, portieri Koliqi del jashtë zone për të frenuar një sulm të rrezikshëm dhe ndërhyrja e tij e parregullt ndëshkohet me kartonin e kuq. Më pas është Ermullai i cili ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit duke zhbllokuar shifrat. Përpiqen vendasit, por pa mundur të evitojnë humbjen deri në vërshëllimën përfundimtare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3305 |