HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kavajasit mundin thellë, 3-0, Tomorin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 04 Shtator 2012 15:40   pdfShtypEmail

Besa_tifozeriPubliku vendas e kërkonte një ditë festive pikërisht në mbrëmjen e përurimit të sistemit të ndriçimit në stadiumin e Kavajës. Verdhezinjtë e Besës ia plotësuan dëshirën qytetarëve të tyre, por edhe tifozëve të ardhur nga fshatrat, duke arritur një fitore të thellë 3-0 ndaj Tomorit të Beratit.

Ndeshja mbyllëse e javës së dytë të Superligës e mori drejtimin e saj që në minutën e shtatë kur kavajasi Mihani tundi rrjetën me gjuajtjen e tij me kokë, për gëzimin e madh të tifozëve, por edhe të trajnerit Ilir Daja, i cili u kërkoi të tijve që të mos e ulnin ritmin.

Deri pranë fundit të pjesës së parë nuk pati gola, ndërsa miqtë nga Berati thuajse nuk patën aspak forcë për të çarë drejt zonës kundërshtare. Në të kundërt, në fund të shtesës ishte lushnjari Sefa që shënoi golin e dytë për vendasit duke shfrytëzuar pasimin e dhënë nga Berisha.

Pjesa e dytë pati më pak gola, por shumë nervozizëm. Pas disa kartonave të verdhë, nga loja doli me të kuq afrikani i Tomorit, Çarls Ofoje.

Tifozët vendas nisën festën në shkallët e stadiumit sikur të parandjenin golin e tretë, goditje që erdhi shumë e bukur me autor pikërisht Berishën, shërbyesin e golit të dytë. Numri 10 u koordinua shumë bukur, ndërsa u harrua tërësisht nga mbrojtja.

Atmosfera e shkëlqyer në stadium nuk u prish as nga momenti i vetëm negativ për kavajasit, kartoni i kuq i dhënë për Bathën pas një ndërhyrjeje të gabuar, ndërsa Besa tani ndodhet në kuotën e 4 pikëve, duke qenë një nga skuadrat më të mira të Superligës pas 2 javëve të para.


busy
komente