Tirana/ Klubi tenton të bëjë paqe me mbështetësit bardheblu | ||||
|
Protesta e tifozëve bardheblu dhe vendimi i tyre për të bllokuar në mënyrë paqësore stërvitjen e skuadrës ka bërë që te Tirana të kërkojnë menjëherë të bëjnë paqe me fansat. Në këtë mënyrë, klubi 24-herë kampionë ka nxitur të dalë në një konferencë për shtyp, duke i shtrirë dorën mbështetësve dhe për të sheshuar të gjtiha kontradiktat. Ecuria e dobët e skuadrës ka bërë që ekipi të jetë larg luftës për titull në kampionat, ndërsa bardheblutë i dhanë lamtumirën e parakohëshme Kupës së Shqipërisë, pas eliminimit nga Kukësi. Tashmë, te Tirana kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve për të kaluar këtë situatë të vështirë dhe anormale për ekipin. Aktualisht Tirana renditet e shtata në Superligë me 13 pikë pas 9 javëve, 8 pikë më pak se Skënderbeu kryesues. 24-herë kampionët janë në krizë rezultatesh, pasi nuk fitojnë prej pesë ndeshjesh radhazi në kampionat, ndërsa në dy takimet e fundit kanë regjistruar humbje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3138 |