HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Barazim dramatik në Berat
nga AlbaniaSoccer   E diel, 18 Nentor 2012 08:39   pdfShtypEmail

TomoriaEkipi i Luftetarit te Gjirokastrës u largua me nje pike pas përballjes me ekipin e Beratit ne futboll, pas nje goli ne minutat shtese te takimit. Ekipi beratas ende nuk ka arritur te marr tre-pikeshin e pare ne kete kampionat. Ka qene futbollisti Ofeje, i cili i ka dhene shprese Tomorrit per te marr fitoren e pare duke shenuar golin e avantazhit per Beratin, por ne minutat shtese te takimit, pas nje aksioni te skuadres gjirokastrite, Boci ka arritur te shenoje duke barazuar.

Te vendësit mungonte kapiteni Mile, cka e detyroi trajnerin beratas t’i oientonte mesfushorët e krahut, Ofoje dhe Gjyla, në detyra ofensive, në përpjekje të dëshpëruara për ta gjetur golin. Duke qenë në një pozitë aspak të kënaqshme, teksa e shohin veten të fundit në klasifikim, të rrezikuar së tepërmi për mbijetesën, të besuarit e Muzhait kanë qenë tërë lojës në kërkim të suksesit, por ngarkesa e madhe psikologjike ka pasur ndikim pengues mbi ta. Diferenca prej gjashtë pikësh në klasifikim e bënte këtë sfidë tejet interesante, ku gjirokastritët tentonin distancimin më tepër nga beratasit, ndërsa këta të fundit lakmonin fitoren e parë në kampionat, cka do t’u jepte sadopak shpresë për largim nga zona e ftohtë e renditjes.
Ndërkaq, bluzinjtë vuanin në këtë transfertë jo pak, por katër mungesa. Bëhet fjalë për titullarët e dëmtuar Shameti, Shenaj e Ramadani, si dhe Liçajn, që kishte mbushur numrin tre të kartonëve.

GOLAT: Çarls 78′/ Boci 95′

TOMORI: Llani, Tafaj, Hysko, Rexha (Muzhai 72′), Karamani, Hodo, Elmazi (Paja 71′), Çarls, Arbri, Gjyla (Avdo 61′), Ouej

Trajner: M.Muzhai

LUFTËTARI: Selimaj, Nino (Zholi 84′), Beqiri, Sinani, Boci, Lluka (Stoja 38′), Mersini, Çaço, Nikoliç, Raboshta, Nora

Trajner: E.Martini

KARTONË TË VERDHË: Karamani 33′, Arbri 84′, Gjyla 93′(nga stoli)/ Boci 60′

VËZHGUES: Pajtim Aliko (Vlorë)

DELEGAT: Astrit Maçi (Tiranë)

GJYQTARET: B.Ziri, E.Veseli (Fushë-Krujë), M.Dervishi (Shkodër)


busy
komente