Trukimet/ Futbolli i tryezave në Shqipëri… | ||||
|
Në një vend maksimalisht të korruptuar, që nga arsimi tek shëndetësia dhe futbolli nuk mund të mbetej pas. Shumë raporte të dërguara nga Fifa dhe Uefa drejt Fshf-së, bënin me dije se shumë ndeshje në Shqipëri fiksoheshin. Organi drejtues i vendit tonë as që e “çan kokën” për këto ndodhira, duke demigruar këtë lojë, më të ndjekurën në botë “futbollin”. Organizmat ndërkombëtarë dhe presidentet respektive Blater e Platini, i kanë shpallur haptazi luftë kësaj "sëmundjeje" që po shkatërron futbollin. Flamurtari vs Bylis / Të mërkurën e 13 shkurtit 2013, luhej në Vlorë takimi i prapambetur i vlefshëm për javen e 14-të, të Superligës Shqiptare. Pjesa e parë mbyllej 1 - 0 për vendasit, që do të trefishonin më pas në të 87' dhe në shtesë. Autori i tre golave ishte Memelli. Goli i dytë dhe i tretë në fund të lojës, me një indiferencë totale të mbrojtjes mike, do të përfliteshin gjatë në media. Lëvizjet e koeficentëve, loja e dobët (fundi i takimit) e miqeve nga Ballshi, bënin të mendohej se ndeshja mund të kishte qenë e stisur. Delegati dhe vezhguesi i ndeshjes , do ta përcillnin shqetësimin në komisionin e Etikës, që më vonë do të merrnin masa ndaj Bylisit. Në vendim thuhej,"Është gjobitur me 1.500.000 lekë të reja klubi i Futbollit Bylis, me motivacionin për komplotim dhe influencim të rezultatit të ndeshjes Flamurtari - Bylis". Po për influencim dhe komplotim në rezultatin e ndeshjes, të njëjtën masë, Etika do e merrte dhe për Klubin e Futbollit Kastrioti, lidhur me ndeshjen Kastrioti - Shkumbini. Dy ndeshje këto, në pak ditë, që e thënë troç ishin te trukuara. Pas vendimit të Etikës (21.02.2013), një javë më vonë, FSHF-ja do të organizonte Asamblenë e Zakonshme të Futbollit në vend. Vetëm tri orë dhe çdo gjë do miratohej nga delegatët, pa asnjë diskutim apo propozim. Fjala "e trukuar" nuk u përmend asnjeherë gjatë gjithë punimeve. Vazhdon të mbeten utopi për ne, që në evente të rëndësishme të mos e vendosim dorën në plagë, për të gjetur zgjidhje ose për të treguar realitetin. Pa kaluar dy jave nga vendimet e Etikes, në Laç u luajt takimi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, mes vendasve (Laçi) dhe Bylisit. Një pjesë e parë e fituar nga miqtë me 2 gola diferencë, që në të dytën do të përmbyseshin nga "furia" laçiane. (Mund të ndodh kthimi në futboll, por jo kur kjo është paralajmëruar nga ata që ju preken interesat, direkt apo indirekt). Paralel u luajt dhe Flamurtari - Teuta, që vendasit e fituan 3-0, por nuk u shërbeu për më tej (duhej një diferencë prej 4 golash) duke u skualifikuar. Në grupin B kalojne në gjysmëfinale, Bylisi dhe Laçi (me pikë të barabarta me Flamurtarin) për shkak te golavarazhit. Tej emrave të ekipeve qe u kualifikuan rëndesi ka veprimi, lënia e ndeshjes dhe mos pranimi ose mos hyrja në funksion e "fair-play". Siç shihet qartë çdo gjë ishte e llogaritur mirë, me laps e letër. Ajo që bie në sy është se, Bylisi në më pak se 1 muaj bëhet protagonist (negativ) në dy raste për tolerim ose influencim, që mua më pëlqen ta quaj "TRUKIM". Duket se mallakastriotët "nuk nxunë mend" dhe vazhdojnë të luajnë me ndjenjat e tifozëve, e bëjnë topin "pis" me lojën më të dashur në planet "futbollin". Një denim e morën, tani pritet i radhës ... por a do të jetë vetëm gjobë? Si mund të bëhen palë lojtarë, i gjithë stafi me këtë tymnajë? Pse ju dashka bindur regjisorëve të këtyre maskaradave? Pse nuk doli dikush nga kampi ballshiot dhe ta dënojë fenomenin? Terrenet e shkatërruara, niveli i dobët i lojës, stadiumet e boshatisura... a nuk na mjaftojnë këto ?
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4371 |