Kategoria Superiore/ Kukesi-Flamurtari 6-1 | ||||
|
Kukësi ka prekur ëndrrën dhe siguruar pjesëmarrjen në Europë pas fitores tenistike përballë Flamurtarit me rezultatin 6-1. E pabesueshme por e vërtetë. Në stadiumin “Zeqir Ymeri” në praninë e 6 mijë të pranishmëve, skuadra e Cungut ka shkëlqyer me plotë kuptimin e fjalës duke realizuar një goleadë. Verilindorët e drejtuar nga një shkodran, Armando Cungu, I ndihmuar nga një emër i njohur i futbollit tonë, Sulejman Starova, kanë treguar javë pas jave se nuk janë më kot në këto pozita, por me plot meritë. Konfirmimin e kësaj e bënë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në ballafaqimin direkt për Europën, njëlloj finaleje për këtë objektiv, ndaj Flamurtarit. Allmuça ka shënuar në dy raste, e pas tij Hoxha një tjetër dopietë, Progni e Popoviç. Për Flamurtarin, golin e nderit e ka realizuar Muzaka. Në Vlorë kanë prekur dështimin pas kësaj ndeshje të humbur. Flamurtari ka mbetur jashtë Europës dhe tani pritet furtunë me gjoba dhe masa ndëshkuese për lojtarët. Në takimet e tjera të luajtura për javën e 24-të nuk ka patur rezultate surprizë. LUFTËTARI – TOMORI 2-2 LAÇI – SHKUMBINI 1-0 BYLISI – TEUTA 1-2 APOLONIA – TIRANA 0-0 VLLAZNIA – BESA 0-1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3040 |