Tirana/ Dede akuzon për trukim në Norvegji bardheblutë | ||||
|
Nevil Dede ka akuzuar rëndë të premten futbollistët e skuadrës bardheblu, se kanë trukuar ndeshjen Alesund–Tirana 5-0, e luajtur më 12 korrik të vitit të kaluar për llogari të turit të dytë të “Europa League”. Ish-kapiteni i 24 herë kampionëve të vendit, tashmë në rolin e trajnerit të tyre, i befasoi të gjithë në konferencën e radhës për shtyp, kur deklaroi: “ I kam kërkuar klubit të hapë një hetim në prokurori për ndeshjen e luajtur në Norvegji mes Tiranës dhe Alesundit. Ka patur shumë histori dhe të pathëna në një ndeshje të trukuar”, kanë qenë këto fjalët e Nevil Dedes që ka konfirmuar më pas edhe tetë largimet nga skuadra e tij dhe përjashtimin e portierit dhe kapitenit Ilion Lika. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3282 |