HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Përgjimet/ Bizhdili: Më duhen 15 mijë $ për 2-3 të Fierit dhe arbitrat
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Qershor 2013 07:47   pdfShtypEmail

Nexhat bishdili1Zbardhen të tjera detaje të hetimit për presidentin e klubit të futbollit të Besës, Shpëtim Bizhdili, i njohur ndryshe me emrin Nexhat Bizhdili. Në bisedat telefonike apo në SMS-të në telefonin e tij, duken qartë tentativat e drejtuesit të futbollit kavajas për të blerë lojtarë të ekipit kundërshtar apo arbitra, favore ose trukime ndeshjeje. Një pjesë të bisedave dhe mesazheve telefonike që Nexhat Bizhdili ka bërë me disa persona, që për shkak hetimi, nuk u jepen emrat, por fundi i numrave të telefonit. +588 është numri i telefonit të Bizhdilit.

Mesazhet telefonike
“Mgjes Mondo, në se ke mundsi më duhen 15 mijë dollar, ose këtë shumë ne lekë ose euro, më duhet për 2-3 lojtarë të fierit dhe albit. Më kthe përgj”.
“Shefi si kalove mir. Dua të më bësh nji nder. Të djelën paratrinjt e kavajës kan ndeshje me Lushnjen dhe unë une e kam shumë shok trajnerin, i duhet ky tre piksh se rrezikon shum brenda muncive pa u vënë në siklet. Me respekt Sefa”.
“Tani e pashë sms Sefe të flas me trajnerin nesër dhe e rregullojm”

Përmbajtja e përgjimit
+588:
Alo Deniso si ja kalove, Xhati jam, ca bone ti?
+155: Mirë
+588: Mirë ke qenë, punët, hallet mirë
+155: Si i ke punët?
+588: Mirë më, e ke parasysh ti, ne jemi bo si të persekutum tashi nga federata
+155: Jo më jo, ashtu ju duket juve
+588: Jo nga albitrat me jo, po flas nga i modhi fare, ti e di historinë mo, që para dy vjetësh. tashi ngjo neme. se unë i çik me Larentin, është i çik përjasht ai. ai ma nisi numrin tat. Fola i çik dhe me atë Pezën shparë, tha të dy i ke çuna të mirë anej knej, unë po të boj tel nga ana ime që ka mor ai. Unë po të mor vetë unë tani i cik ndihmën tate nesër, neme nuk të them që do të boj ty, ta bësh baltë ti për mu. as ti.
E di ti me njef mirë, nuk bëhet fjalë fare për atë punë.
+155: patjetër patjetër
+588: Unë du ca o na i munsi ai tjetrit s’kam ç’ai them ati, qeka i ri ai, qeka i ri, unë du që ça ke munsi me bo, të bosh, dash po deshe takojmë para, po deshe mbrapa, si ta kesh ti më mirë, po që se je vetëm me gjithë...do lëvizësh ti...
+155: Jo jam me Visin
+588: Ti shif ça ke munsi me bo, unë thashë iher, unë jo se du të mburr skuadrën, jam i çik me mirë se ato kuptohet....po nuk du të varem nga skuadra, nuk du fare, du që skuadra të boj punën e vet, ju se i di kto punë unë, se po shofim Realin, o rraf Reali, nuk ka kaull kjo punë....ustai i vjetër, i njof mirë kto punë un, du nimen tate, ça ke munsi të bosh, bon.
+155: Unë ti e di mo, ça të kem munsi, unë jam
+588: Padiskutim vlla, unë pse të mora se do të mari ne Plarenti, se më tha mua mere ti se do flas dhe unë. Nuk ka lidhje me Larentin, ke lidhje miqsore ti, kurse me mu ke punë tjetër, kupton
+155: Patjetër, ne jemi miq të vjetër bashkë
+588: pranaj po them, ti e di me mu e ke ku të dush, si të dush pa asilloj problemi, unë du që ça ke nai munsi pa të prish punë ty fare, ti e di se je ustai i vjetër në këtë punë e di vetë atë punë
+155: Pa merak
+588: Mirë vllai hajd vlla rrofsh
+155: Hajd

Biseda e radhës:
+588: O zar, ku je më, ca bone, si kalove ti? Ku je, në shpi je ti?
+790: Jo tani po iki për shpi
+588: Vetëm je aty, apo je me njerëz?
+790: Vetëm vetëm, po iki për shpi, vetëm jam
+588: Ngjo pse të mora vllai jot ty, a kemi ça bojmë me na nji nai muhabet aty, ti japim një tridhiçe
+790: Absolutisht aty janë tërë kalamaq vllai im, ta dish
+588: Na nji nga ato të klubit, nga ato që komandon, s’ke?
+790: Të tërë shkërdhata, ça bën ti, unë s’do vi fare në stadium, ta dish
+588: Jo, se kam ke 1 ndeshje jo, ne e ke parasysh ti
+790: Nuk do vi fare, mos më thuaj fare, e ke parasysh. Unë nuk do vi fare në stadium, ta dish...buxhetin e na çau k...ai kryetari i bashkisë shkërdhatë
+588: Jo me jo, më morën ato miqtë e Monit, e ke parasysh ti
+790: Kush?
+588: Ata miqtë e Monit nga Pogradeci, më erdhën me takun ktu ktu muhabeti
+790: Ore, nuk e di, bëj ça të duash, unë do me thënë mua, mos më përzi fare se jam kshu e kupton.
+588: Po jo mirë vlla, unë e di, ti je firak e vlla, ne unë me qenë, mos hajde fare
+790: Imagjino, erdha në stadium me Monin e me çau k...ai jo albitri...jo me Fierin...ik i thashë mos i bjer më telefonit ati të kryetarit të Bashkisë
+588: Më tha më tha Moni, më tha...llafe me Monin ai...
+790: Unë isha aty ja dh...fare, ik mos hajde shkërdhatë fare të vish për të parë sportin eee dëgjon ti, kupton
+588: Ik e vlla mos hajde fare, ik e vlla ik, ça halli ke, mos e vrit menjen
+790: Me kë të duash bëj çtë duash, nuk i ke q… të tërë, po unë nuk dua fare të ngatërrohem
+588: Jo ik vllai ik, mos u ngatërro, se s’ke faj
+790: Hajd hajd


busy
komente