HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Gati apeli për çështjen Morina
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Qershor 2013 23:20   pdfShtypEmail

logo tiranaKlubi i Futbollit Tirana, duke marrë shkas nga Vendimi i ditës së djeshme të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i drejtohet të gjitha mjeteve të komunikimit masiv, të gjithë opinionit publik dhe subjekteve të tjera të interesuara përmes kësaj deklarate për shtyp me indinjatën më të thellë, duke kundërshtuar fuqimisht vendimmarrjen e këtij organi juridik të prezumuar të paanshëm.

Paanshmëria është një koncept që lidhet pazgjidhshmërisht me parimin e ligjshmërinë, e barazisë përpara ligjit, kontradiktorialitetin etj; parime të shkelmuara dhe shkallmuara në mënyrë flagrante, të pashembullt dhe demonstrative nga ky organ i drejtësisë sportive. Ky proces, i cili për nga natyra dhe forma ka qenë tërësisht një farsë, na bën të kemi dyshime serioze mbi profesionalizmin e trupës gjykuese dhe ç’është më e keqja, mbi integritetin profesional të secilit anëtar.

Asnjë veprim nuk u krye në mbështetje me legjislacionin vendas sportiv apo civil. Asnjë provë nuk u administrua konform ligjeve në fuqi. Asnjë qendrim nuk ishte i denjë për një organ që vendos drejtësinë. Në kushtet kur, një lojtar me efekte të plotë i Klubit të Futbollit Tirana braktis, përdhos, denigron fanellën e klubit më të titulluar në Shqipëri, organet juridike të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të ndërmerrnin të gjitha veprimet e duhura procedurale për ndëshkimin e subjekteve pjesëmarrës në këtë akt, qofshin lojtar apo klube; dhe jo të përkrahnin paligjshmërinë. Përkrahja e paligjshmërisë është një veprim që na bën të mendojmë se vendimi i ditës së djeshme të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve ka qenë i paramenduar dhe i paracaktuar gjetkë.
Së pari, Klubi ynë arriti të provonte se pretendimet e Marjo Morinës ishin të pabazuara. Së dyti, u vërtetua se lojtari nuk ka qenë përpara asnjë shkaku për zgjidhjen e marrëdhënies me Klubin tonë. Së treti, procesi u zhvillua në një klimë surreale, ku gjyqtarët e pranishëm nxituan të përfundonin atë, duke i dhënë udhë padrejtësisë.

Klubi i Futbollit Tirana deklaron se do të ndërmarrë të gjitha hapat e duhura procedurale për rivendosjen e të drejtave të cënuara nga Dhoma Kombëtare e “Nxitjes” së Konflikteve, duke kërkuar prishjen e këtij vendimi dhe ndëshkimin disiplinor të lojtarit dhe të palëve të tjera. Deklarojmë se asgjë nuk ka përfunduar përderisa besojmë ende në arsye, në ligjshmëri dhe në drejtësi.


busy
komente