Europa League/ Kukësi-Flora, UEFA dërgoi oficer për ta ndjekur | ||||
|
Jehona e trukimeve të ndeshjeve nga skuadrat shqiptare jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në Europë, ka bërë që edhe UEFA t'u kushtojë një vëmendje më të madhe. Në ndeshjen e kthimit Kukësi-Flora Talin, e luajtur në stadiumin "Qemal Stafa", UEFA kishte dërguar një oficer të specializuar pikërisht për trukimet, por që është mbajtur sekret dhe të dy klubet nuk e kanë ditur. Ndeshja në fakt është zhvilluar shumë e fortë dhe të dyja skuadrat e kanë kërkuar kualifikimin. Oficeri special i dërguar nga UEFA është prezantuar vetëm pas takimit pranë delegatit, ndoshta si për të thënë që ndeshja ishte e pastër. Drejtuesit e Kukësit, në shaka e sipër, i kanë kërkuar të mos lodhet kot UEFA, pasi Kukësi nuk do të trukojë kurrë ndeshje në Europë apo në Shqipëri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3258 |