Partizani/ Të kuqtë udhëtojnë drejt Greqisë | ||||
|
Partizani është nisur dje drejt Grevenasë për të zhvilluar një fazë të plotë përgatitore, e cila pritet të zgjasë rreth dy javë e gjysmë. Nën drejtimin e trajnerit Lika dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik, të kuqtë për herë të parë pas katër vitesh mungesë do të jenë jashtë vendit për t’u përgatitur për sezonin e ri futbollistik, ku do të rikthehen në Superiore. Partizani do të akomodohet jo shumë larg kilometra nga kufiri me Korçën, në zonën e Grevenasë, saktësisht në “Achilio Hotel”. Ambientet e resortit ku do të qëndrojë përgjatë këtyre ditëve nuk kanë një terren të posaçëm për stërvitje, kësisoj lojtarët së bashku me stafin do të udhëtojnë për rreth pesë kilometra çdo ditë për të zhvilluar përgatitjet, të cilat do të jenë intensive. Mësohet se trajneri ka programuar dy seanca në ditë dhe gjithashtu disa miqësore, në të cilat do të shohë nga afër progresin e të tijve. Ndërkohë duhet thënë se grupi dje nuk ka qenë i plotë, pasi dy nigerianët Oshobe Oladele dhe Felix Udo nuk kanë mundur të pajisen në kohë me vizë greke. Pritet që ata t’i marrin vizat të premten, dhe të shtunën të nisen drejt Grevenasë. Gjatë këtyre ditëve, ata do të stërviten me ekipin e të rinjve që drejtohet nga Genc Tomori. Lojtarët që udhëtuan drejt Greqisë 1. Alban Hoxha Stafi teknik Hasan Lika Trajner Stafi mjekësor Vladimir Poçi Mjek Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3290 |