Europa League/ Presidenca ul cmimet e biletave për ndeshjen Kukësi – Metalurg | ||||
|
Klubi i Kukësit, ul çmimin e biletave në prag të ndeshjes me FK Metalurg Donetsk. Presidenti , Safet Gjici, ka vendosur që këtë herë çmimi i biletave të zbresë të ulet për ti dhënë të gjithë tifozëve mundësinë ta ndjekin nga afër këtë takim. Kështu biletat në tribunën qëndrore nga 3000 lëkë zbresin në 2000 lekë, ndërsa të gjithë biletat e tjera pavarësisht tribunës dhe vendit do të shiten me 500 lekë çmimi, nga 1000 dhe 800 lekë që kanë kushtuar më parë . Këtë herë nuk do ketë dallim për sportelet. Biletat do të kushtojnë njëlloj si në sportelin e Kukësit ashtu dhe të Tiranës. Pritet një numër I madh tifozësh të pushtojnë “Qemal Stafën” për të përkrahur skuadrën verilindore që synon të kualifikohet edhe në turin e tretë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3749 |