Mirel Josa: Vangjeli dhe Bakaj jane ”ndihma" e Cernomorets! | ||||
|
Pas shortit te hedhur ne Nyon te Zvicres per PLAY-OFF te Europa League, trajneri i Skenderbeut Mirel Josa shprehu mendimin e tij duke treguar se ishte nje short normal, por qe nuk ka shume leverdi financiare per klubin. “Po ta analizojme nga ana financiare, shortin do te deshiroja nje skuader te forte dhe me emer ne Evrope, qe klubi I Skenderbeut te kishte mundesi te krijonte disa te ardhura monetare. Ne aspektin sportiv, mund te them se eshte nje short qe na jep shpresa. Cernomorets nuk eshte skuader e pakalueshme por nuk eshte edhe ndonje skuader e lehte per tu mundur. Ukrainasit kane nje favor se ne perberje te tyre kane Bakajn dhe Vangjelin te cilet e njohin mjaft mire skuadren tone dhe futbollin qe ne luajme. Megjithate, ata nuk kane ndonje experience ne arenen nderkombetare dhe mendoj se ky eshte nje fakt qe anon pozitivisht ne krahun tone. Do te jete nje ballafaqim interesant dhe ne duhet te jemi gati qe ne ndeshjen e pare ne Ukraine, per te evituar cdo anomaly ne rezultat”, shpjegoi Josa opinionin e tij rreth kundershtarit te Skuadres se Skenderbeut ne Play-Offf te Europa League Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3532 |