Jurgen Gjasula: Të luash ne “Millerntor” eshte dicka speciale! | ||||
|
St.Pauli , nese fiton sot ndaj skuadres se FSV Frankfurt me te cilen aktivizohet futbollisti Shqiptar Jurgen Gjasula, mund te ngjitet perkohesisht ne vend te pare ne Bundesliga 2, nderkohe qe skuadra e Kaiserslautern qe kryeson Bundesliga 2, ka nje pike me shume dhe luan diten e hene. Nga ana tjeter, FSV me nje barazim mund ti largohet provizorisht vendit te parafundit duke shkembyer pozicion me skuadren tjeter te Shqiptareve TuS Koblenz qe nuk luan deri te djelen. Megjithese ne kushte opozitare, per mesfushorin e FSv, Jurgen Gjasula, kjo nuk eshte thjesht nje ndeshje, por sipas tij te luash ne Stadiumin Millerntor eshte dicka me vlera dhe e paharrueshme. “Jam shume I gezuar qe do te luajme ne fushen e St.Paul. Ekipi eshte nga me te fortet ne Bundesliga 2 dhe te luash ne Millerntor eshte dicka speciale. Shume spektatore do te jene te pranishem qe do te perbejne nje atmosfere elektrizuese. Une shpresoj qe ekipi jone te mos humbi kurajon dhe te jete agresive ne lojen e vet per te mbajtur kundershtarin nen presion dhe te mbajme shpresat hapur per nje rezultat pozitiv”, prefundoi mesfushori Shqiptar opinion e tij rreth takimit qe skuadra e tij FSV do te zhvilloje sot pasdite ne Millerntor ndaj St.Pauli. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2009 |