Ekskluzive: Derbi shkodran ne Azerbaixhan - Teli: "Fitoj une"! | ||||
|
Neser në orën 16:00 lokale do të zhvillohet një ndeshje e veqantë per sa i perket lojtarëve shqipëtarë që luajnë jashtë.Nuk do të jetë nje derbi në shtete ku jemi mësuar të shohim gjithnjë lojtarët shqipetarë si Gjermani,Greqi apo Itali por kjo ndeshje do të zhvillohet në Azerbaixhanin e largët.Ky do të jetë një derby i shumëanshem sepse perballe do të jenë jo vetem dy lojtarë shqipetarë por dy lojtarë shkodranë dhe qe të dy mbrojtesa dhe qe te dy shoke skuadre tek Vllaznia. Ndeshja në fjalë është,Kazar Lankaran-Fk Qarabagh,me të cilat aktivizohen rispektivisht,Elvin Beqiri dhe Admir Teli. E vecanta tjeter e këtij takimi është që te dy këto ekipe ndodhen ne vendin e dytë ne klasifikim me pikë të barabarta,39 të tilla,ne ndjekje të kryesueses Fk Inter Baku. Nëse Beqiri do të zhvilloj neser vetem ndeshjen e tretë të tij me ekipin Kazar, Teli tashmë po zhvillon sezonin e dytë me ekipin Qarabagh. Kjo e nesermja do të jetë shumë e rendesishme per ambicjet që kanë dy ekipet per të fituar Unibank Premier Ligen e Azerbaixhanit.I kontaktuar nga albaniasoccer,Teli,deklaroi: “Une jam shum i gëzuar që do të luaj kunder mikut tim Beqiri dhe gjithashtu i uroj mirëseardhjen ne kampionatin Azerbaixhanas por më vjen keq per Elvinin sepse neser ndeshjen do ta fitojnë ekipi im,Fk Qarabagh. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2100 |