Shqiperon Skeraj i gatshem per Koblenzin | ||||
|
Mbrojtësi Shqipëron Skeraj është rikthyer nga lëndimi që e detyroi të qëndrojë larg fushës së gjelbër për tri javë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë futbollisti prizrenas, i cili ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet në formacionin bazë të skuadrës gjermane. “Kam munguar në tri ndeshje shkaku i lëndimit të krahut. Tash po ndihem mirë dhe mezi pres të luaj. Ju garantoj se shumë shpejt do të jam në formacionin e parë të skuadrës”, ka thënë Shqipëron Skeraj, futbollist i Koblenzit. Ish-futbollisti i Prishtinës nuk duket të jetë edhe aq i shqetësuar, pavarësisht se skuadra e tij mund të largohet nga Bundesliga e Dytë Gjermane. Madje, ai ka shprehur optimizëm se kjo skuadër do të mbetet pa problem në Ligën e Dytë. “Pozita jonë nuk është aq e lakmueshme, por mendoj se do të mbesim përsëri në Bundesligën e Dytë. Të them sinqerisht, skuadra jonë nuk është për ligën e tretë”, ka shtuar Skeraj. Në përjashtim të Shqipëron Skerajt, vetëm sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, është duke luajtur në formacionin bazë të skuadrës gjermane, kurse kohë me parë nga kjo skuadër është larguar sulmuesi Shefki Kuçi, i cili iu bashkua skuadrës së Swanseas, e cila bën gara në Ligën e Dytë Angleze.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2014 |