Bundesliga / Shenon Bunjaku, Hyka ne stol, Lala pushim! | ||||
|
Ne takimet e para Javes se 26-te te Bundesliga gjermane, spikati fitorja e bukur jashte fushe e Nuremberg, ku sulmuesi Albert Bunjaku shenoi ne pjesen e dyte golin e barazimit provizor ne minuten e 61-te. Ndonese ishte nje "beteje" midis bashkatdhetaresh greke , (Gegas dhe Haristeas te dy lojtare te kombetares greke qe luajne respektivisht me Hertha dhe Nuremberg), sulmuesi Kosovar ishte perseri protagonist. Gega i dha avantazhin provizor Herthes qe ne pjesen e dyte u tregua e pafuqishme per te mbrojtur rezultatin. Haristeas ne minutat e fundit te ndeshjes realizoi golin e fitores per Nuremberg. Altin Lala, kapiteni i kombetares kuqezi nuk ishte as ne stol ne fitoren 2-1 te skuadres se tij Hanover ndaj Eintracht Jahmir Hyka nuk u aktivizua asnje minute duke qendruar ne stol gjate gjithe takimit ne fitoren minimale qe arriti Mainz 1-0 ne fushen e vet. Mergim Mavraj nuk ishte i pranishem per shkak pezullimi pasi kishte plotesuar numrin e plote te kartonave te verdhe. Skuadra e tij Bokum u mund brenda nga Borusia Dortmund 1-4 Gent Mebelli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2280 |