Boterori 2018/ Cana, mbështet kandidaturën e Anglise! | ||||
|
Mesfushori i Sunderlandit, Lorik Cana, po mbështet kandidaturën e Anglisë për Botërorin 2018. Cana me bashkëlojtarin e tij, Paulo da Silva, kanë vizituar dyqanin “Morrison” në Sunderland, që është partnere e kandidaturës së Anglisë për Botërorin 2018. "Kam luajtur futboll në shumë vende, por që kur kam ardhur në Sunderland këtë verë jam mahnitur. Tifozët brenda rajonit më kanë ndihmuar të përshtatem dhe pasioni i tyre për futbollin është i madh. Anglia ka gjithçka - nga tifozët fantastikë deri te stadiumet e klasës më të lartë", ka thënë Cana. Andi Gjata Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2098 |