Frankfurti mund t’i bashkoje vëllezërit Skeraj | ||||
|
Frankfurti mund t’i bashkoje vëllezërit Skeraj Skuadra gjermane FSV Frankfurt mund t’i bashkojë pas dy vjetësh përsëri vëllezërit Shqipron dhe Agron Skeraj. Ata takimin e fundit së bashku e kishin luajtur kundër KEK-ut. Në atë kohë skuadra e FC Prishtinës u shpall kampione. Lajmin se skuadra e FSV Frankfurtit është e interesuar për ish-futbollistët e Lirisë e ka bërë të ditur Agron Skeraj. “Më ka thirrur menaxheri dhe më ka treguar se punët rreth transferimit tim në skuadrën e FSV Frankfurtit janë shumë mirë. E njëjta skuadër është e interesuar edhe për Shqipronin. Qind për qind gjatë verës të dytë do t’i bashkohemi kësaj skuadre”, ka thënë Agron Skeraj. Mundësia që Shqipron Skeraj t’i bashkohet skuadrës së Frankfurtit është e madhe. Ai është futbollist i Koblenzit, por largimi i kësaj skuadre nga Bundesliga e Dytë Gjermane i jep të drejtë Skerajt të largohet nga skuadra. Agron Skeraj edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit ishte provuar te skuadra e Frankfurtit, por shkaku i fondit të madh të futbollistëve ai nuk u ndal në skuadër, kurse drejtuesit e kësaj skuadre i premtuan se gjatë verës do ta marrin në skuadër. Mesfushori ofensiv pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë pas pushimeve verore. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4277 |