Dy shqiptarë titullarë në ADECCOLIGAEN | ||||
|
Në ketë fundjavë nuk ishte zhvilluar Tippeligaen (Superliga Norvegjeze) për shkak të zhvillimit te ndeshjeve te programuara te Përfaquesjes Norvegjeze. Megjithatë, janë luajtur ndeshjet e Adeccoligaen, dhe Berat Jusufi ka luajtur si titullar kunder Sogndal, ku Sarpsborg`08, ka fituar 0-1 si mysafir.  Jusufi ka zhvilluar nje ndeshje shume korrekte, dhe ështe shpall lojtar me noten 6, mediat lokale Norvegjeze. Gjithashtu, Bardh Shala ka luajtur titullar ne ndeshjen qe skuadra e tij Skeid ka humbur 1-4 kunder Nybergsund/Trysil IL. Ekipi i Sarpsborg ështe jashte rrezikut për të larguar nga Liga e parë (adeccoligaen), por Skeid ështe në vend të fundit, me vetëm 12 pikë, dhe ështe vec sa per tu pershendetur nga Adeccoligaen. Ka edhe shume talente te tjere Shqiptarë, qe luajne per moshat tek klubet e ekipeve të Norvegjisë, sic kemi pershembull 16 vjecarin Valon Berisha që ka qenë në prova në Manchester City, Aston Villa dhe Chelsea FC, por tash momentalisht ështe duke luajtur për Viking FK (Tippeligaen), në reserve per ekipin që ështe në Divizion 3. Ne Bryne FK që eshte në Adeccoligaen, luan 17 vjeqari Lundrim Binaku, ku ka stërrvitur me ekipin e parë, dhe momentalisht eshte lojtar titullas në skuadren e dyte per Bryne FK. Tjeter lojtar eshte Gramoz Gashi që ështe portieri i 2të i Sandnes ULF që eshte në Divizion 2. Nga Labinot Binaku dhe Per Egil Skårland. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2720 |