Dutt vendos per debutimin e Bektashit per Kosoven | ||||
|
Shqipon Bektashi ka vendosur qe ne ndeshjen e radhes ku Kosova do luaj kunder Halmstadt BK, te jete pjese e Kosoves. Talenti 19 vjecar qe eshte pjese e ekipit te SC Freiburg dhe kete sezon ka luajtur vetem nje ndeshje ne Bundesliga kunder FC Bayern München 1:2 dhe 25 loje ne Regionalliga, pritet te jete pjese e perzgjedhjes se Kosoves qe do shkoj ne Suedi. Ai vitin e kaluar ka qene ne grumbullimet e shpresave te Kombetares, edhe pse eshte lavderuar shume nga ana e perzgjedhesit Bushati nuk eshte ftuar ne asnje ekip te shpresave. Mirepo, per debutimin e tij vendos tranjeri i ekipit te pare Robin Dutt, i cili ne fund te javes kthehet nga pushimi. Sipas te atit Mehmeti: " Shqiponi ka dy ndeshje. Mirepo, javen e kaluar ka marre kartonin e kuq ne menyre qe te jete pjese e ekipit te Kosoves. Ekipi e ka lejuar. Dutt ka deshiruar qe edhe nje here te flas me te, sepse- planifikon qe kete sezon te jete ne 24 lojtaret e ekipit te pare dhe ka gjasa qe nuk do e lejoj te shkoj ne Suedi. Ama shpresojme se nuk do ta ndaloj, sepse Kosova nuk eshte anetare e UEFA- se dhe me duket Freiburgu nuk eshte e detyruar ta lejoj. Por, do bejme te pamunduren qe te marrim lejen te shkoj ne Suedi, sepse- eshte nje nder i vecante te luash per Kosoven apo Shqiperine.Ne folem edhe me Albert Bunjakun dhe i treguam si jane gjerat. Dhe besoj se Dutt do ta lejoj te udhetoj per ne Suedi" Po si jane gjasat me FSHF- ne? Bektashi: " Deri me tani nuk na ka lajmeruar askush. Djali ishte ne Shqiperi dhe eshte pelqyer. Mirepo, me ne dhe djalin nuk ka folur askush. Kurse, DFB ka pershpejtuar proceduren dhe per 6-8 muaj Shqiponi pritet te marr shtetesine gjermane. Nese e ftojne per U 20 dhe U 21 te Gjermanise, ne do pranojme te luajme. Nuk mund te presim perjetesisht nga Shqiperia. Sepse, nese luan djali per Gjermanine, ai nuk mund te luaj per Kosoven, pasi ne jemi nga Presheva. Nuk mundem ta detyrojme te ftohet per Shqiperine. Ndoshta, nuk eshte edhe aq i mire sa te luaj per ta. Shqiponi ka oferta nga ekipet U 23 te Bremen, Leverkusen, HSV, Köln dhe Hoffenheim. Ku do jete sezonin e ardheshem? Bektashi: Edhe kete sezon do mbetet ne Freiburg. Ne e shohim se ketu mund te depertoj me shpejte." Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4026 |