Suedi / Dyshe Shqiptaresh ne prove tek Orebro! | ||||
|
Astrit Ajdarevic dhe Denis Abdullahi janë dy futbollistët shqiptarë që do të provohen gjatë këtij muaji te klubi suedez Orebro. Ish futbollisti i Liverpool, së fundmi tek Leicester City, mesfushori Ajdarevic dhe futbollisti i klubit finlandez, FC Viikingit, Abdullahi, do të bëjnë prova tek ekipi suedez një javë, duke filluar nga 15 qershori, ndërsa, nëse e tregojnë veten, mund të nënshkruajnë me Orebron. Edhe pse e gjithë bota e futbollit është përqendruar te kampionati botëror, Afrika e Jugut 2010, Orebro po tregohet aktive në afatin kalimtar të verës. “Ne do ta sjellim një lojtar interesant. Për të kemi marrë këshilla që ta provojmë gjatë verës dhe të shohim se si do të përshtatet në ambientin tonë”, ka thënë zyrtari i Orebros, Lennart Sjogren. 20 vjeçari Ajdarevic në vitin 2006 ishte shitur nga klubi suedez Falkenberg FF tek gjiganti anglez Liverpool FC, para se të shkonte te Leicester City. Ndërsa, Abdullahi, që luan në pozitën e mesfushorit, është pjesë e përfaqësueses U21 të Finlandës dhe aktualisht luan me ekipin FC Viikingit, në shtetin skandinav. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2320 |