Clirim Kryeziu titullar në fitoren e A.P.E.P | ||||
|
Mesfushori kosovar Clirim Kryeziu ka lënë pas atë dëmtim të lehtë dhe ka qenë i pranishëm që nga minuta e parë dhe deri tek e fundit në ndeshjen e sotme që skuadra e tij e A.P.E.P  ka pasur në trasfertë me ASIL  Lysi e vlefshme për kupën e Qipros. Skuadra e Athlitiki Podosfairiki Enosi Pitsilia ka fituar me rezultatin e pastër 3 – 0. Mesfushori Kryeziu ka zhvilluar një lojë shumë të mirë duke treguar një formë të mirë. Në këtë ndeshje mungonte shqiptari tjetër nga Kosova, Sokol Maliqi i cili për arsye lëndimi nuk u aktivizua në këtë ndeshje. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2677 |