Er Bomber titullar, debuton Xhemaili | ||||
|
Erjon Bogdani dhe Blerim Xhemaili kane luajtur si titullar nga 76 minuta per  skuadrat e tyre. Er-Bomber dhe Kievo ishin vizitore tek ish skuadra e Bogut dhe arriten qe te marrin nje pike, ne barazimin e bardhe pa gola.  Xhemaili nga ana tjeter, beri debutimin e tij te pare me fanellen e Parmes dhe ishte nje sukses per te dhe skuadren e tij qe zgjidhi gjithcka ne « Olimpico » brenda 45 minutave. Fitorja 2-1 ishte humbja e dyte rresht e Lacios ne fushen e vet ne kampionat dhe po te perfshime edhe humbjen me Salzburg ne Europa league, akuadra qe ka drejtor teknik shqiptarin Igli Tare ka humbur ne « Olimpico » 3 takime brenda 10 diteve. Blerimi luajti po aq sa Bogdani dhe u zevendesua ne minuten e 76-te te takimit. Kjo ishte fitorja e pare e Parmes jashte fushe kete sezon, pas nje barazimi dhe nje humbje ne takimet e meparshme. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2450 |