Clirim Kryeziu titullar ndaj Omonias | ||||
|
Mesfushori me origjinë kosovare Clirim Kryeziu është aktivizuar për gjatë gjithë lojës në përballjen me Omonian. Ai ka zhvilluar një lojë të mirë e cila në minutat e fundit mund të ishte konkluduar me gol nga ana e Kryeziut, por një shok i tij tregohet jo i saktë për ti kthyer topin e marrë, mesfushorit shqiptar i cili do të gjendej vetëm me portierin dhe do mund të realizonte golin e dytë e të fitores. Megjithëse me dhjetë lojtarë që nga minuta e 32-të, skuadra e A.P.E.P ka mundur të marrë një barazimë ndaj Omonia Nikosia. Shqiptari tjetër Sokol Maliqi vazhdon të jetë i lënduar dhe nuk ka qenë i disponueshëm për këtë ndeshje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2443 |